Gjiganti italian, Juventus, ka bërë ofertën e parë drejt Liverpoolit për sulmuesin brazilian, Roberto Firmino, raporton “Corriere dello Sport”.
“Zonja e Vjetër” e dëshiron me çdo kusht transferimin e Firminos, dhe ka ofruar afro 22,5 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian.
Thuhet se bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë më të avancuar, dhe besohet të dy palët janë shumë pranë që të arrijnë marrëveshje për sulmuesin 30 vjeçar.
Që prej transferimit nga skuadra e Hoffenheim te Liverpooli, Roberto Firmino ka arritur të bëjë 327 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 98 gola dhe 74 asistime mbi emrin e tij.