“Zonja e Vjetër” dëshiron me çdo kusht që ylli argjentinas ta vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.
Gjiganti italian Juventus është shumë afër të arrijë marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala, që ky i fundit ta rinovojë kontratën e tij aktuale, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Marrëveshja mes dy palëve është në fazën finale, ku ende nuk është nënshkruar, dhe ylli argjentinas pritet ta vazhdojë të ardhmen e tij te “Zonja e Vjetër”.
Kontrata aktuale e Dybalas me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni 2021/22, dhe pritet që ta rinovojë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2025 me “Zonjën e Vjetër”.