Juventus synon që sezonin e ri të përforcohet në mënyrë që të kthehet si konkurrues në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Bardhezinjtë tanimë e kanë prioritet nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Bolognës, Riccardo Calafiorin.
21-vjeçari italian ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bolognës dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në elitën e futbollit italian.
Sipas mediumeve italiane, Zonja e Vjetër është gati të ofroj deri në 30 milionë euro për transferimin e tij.
Calafiori karrieren e ka nisur te Roma, por pas shkëlqimit një vjeçar te Baseli, ai iu bashkua Bolognës për katër milionë euro dhe tani është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A./UBTNews/