Serie A vazhdon sot me vetëm një ndeshje, ku me fillim nga ora 20:45 stadiumin “Allianz” do të jetë nikoqir i përballjes mes Juventusit dhe Empolit.
Në xhiron e fundit të kampionatit italian të dy këto skuadra regjistruan fitore me shifrat 1:0, ku Juventusi e mposhti si mysafirë Torinon, ndërsa Empoli shënoi fitore si vendas kundër Monzas.
Momentalisht, Juventusi zë vendin e tetë në tabelë, ku pas 10 ndeshjeve ka arkëtuar 16 pikë, krahas Empolit që renditet në pozitën e 10 me 11 pikë të tubuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe Juventusi shënoi fitore me rezultat 3:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Ake, Chiesa, De Sciglio, Di Maria, Kaio Jorge, Peeters dhe Pogba, kurse te Empoli pritet të mungojnë Akpa Akpro, Ismajli, Stubljar dhe Tonelli.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Boucci, Sandro; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Kean
Empoli (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, De Winter, Luperto, Parisi; Haas, Grassi, Henderson; Pjaca; Satriano, Lammers