Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Gabriele Gravina thotë se vendimi i ri për Juventusin është rezultati më i mirë për futbollin italian.
Gjykata pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis “Bianconerëve” dhe prokurorit Giuseppe Chiné të martën. Prandaj, gjigantët e Serisë A kanë shmangur një zbritje të mëtejshme të pikëve duke marrë një gjobë prej 700,000 euro.
Ish-presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka refuzuar marrëveshjen me Chine dhe do të dalë në gjyq më 15 qershor.
“Ka një kohë për të konstatuar dhe bërë gjykime, por edhe për të parë të ardhmen me më shumë qetësi, duke respektuar rregullat”, tha presidenti i FIGC, Gravina për “ANSA”.
“Rregullat tona parashikojnë këtë akt të fundit, ai u aprovua dhe u shpërnda dhe ishte rezultati më i mirë për futbollin italian për të gjetur një moment qetësie”, shtoi ai.
Për shkak të manipulimeve financiare, Juventusi së fundi u dënua me 10 pikë dhe si rezultat i kësaj mbeti jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 59 pikë.