Juventus njofton se një anëtar i grupit të tyre të ekipit është testuar pozitivisht për COVID-19, por sqaron se ai nuk është një futbollist.
“Zonja e Vjetër” është përballur me Hellas Veronas të shtunën dhe do të takohet me Spezia në Allianz Stadium të martën.
“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli një rezultat pozitiv Covid-19 nga një anëtar (jo-lojtar) i grupit të ekipit i cili u vendos në izolim,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
“Klubi është në kontakt me autoritetet përkatëse shëndetësore për përcaktimin e një zbatimi efektiv të protokolleve të kërkuara për të lejuar aktivitetet e trajnimit dhe konkurrencës të Grupit të Ekipit”, thuhej gjithashtu në komunikatë.