La Vecchia Signora “Zonja e Vjetër” dëshiron ta mbaj sulmuesin spanjoll në skuadër.
Gjiganti italian Juventus është duke negociuar një marrëveshje për ta bërë menjëherë permanent transferimin e Alvaro Moratas, raporton “Calcio Mercato”.
“Zonja e Vjetër” veçse i ka paguar Atletico Madridit shumën prej 10 milionë eurosh, shumë kjo e huazimit, dhe tani janë duke negociuar për ta ulur çmimin origjinal të tij prej 45 milionë eurosh, shumë të cilën ishin pajtuar ta paguajnë, përcjell KosovaPress.
Sezonin e kaluar 2020/21, në huazim nga Atletico, Morata regjistroi 11 gola në 32 ndeshje të Serie A për Juventusin.