Raportimet se gjigandi italian Juventus është i interesuar në shërbimet e sulmuesit të Fiorentinas Dusan Vlahovic kanë rezultuar të jenë të vërteta.
Në fakt, siç raportohet nga “Sky Sport” dhe gazetari Fabrizio Romano, Juventusi ka bërë një ofertë zyrtare për Vlahovicin, ku më pas kanë marrë edhe përgjigje nga klubi i Fiorentinas.
Fiorentina është e gatshme që ta pranojë ofertën prej 75 milionë eurosh të Juventusit, ku ky i fundit e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit serb në këtë janar.
Si duket të dy klubet kanë marrëveshje me njëra-tjetrën, ndërkaq Juventusi tani është në bisedime për të arritur marrëveshje personale me Vlahovic.
Këtë sezon, në 24 paraqitje për klubin e Fiorentinas, Vlahovic ka regjistruar 20 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.