UBT News

Juventusi kërkon informata për yllin e Arsenalit

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Juventusit ka kërkuar informata për mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey.

Pasi që klubet nga Arabia Saudite kanë kontaktuar me Parteyn, tani si duket edhe Juventusi dëshiron t’i futet garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit.

Klubet saudite janë të gatshme që të bëjnë një ofertë prej 40 milionë eurosh nëpërmjet tri pagesave, por ende nuk ka akord në anën e lojtarit.

Juventusi është i informuar për ofertat e klubeve nga Arabia Saudite për Parteyn, ndërsa është në pritje të qartësimit të ardhmes së Adrien Rabiot.

Exit mobile version