Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 57 milionë euro nga Liverpool për mbrojtësin turk Merih Demiral, në këtë afat kalimtar të janarit.
Sipas Sport Mediaset, propozimi i klubit anglez erdhi në orët e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Liverpooli ka hasur në shumë dëmtime këtë sezon, ku kryesori ishte ai i Virgil van Dijk i cili mbetet ende jashtë.
The Reds janë të interesuar për Demiralin tash e një kohë të gjatë, ku në fund kishin vendosur të ofronin 57 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga Juve.
Turku po ashtu ka vuajtur nga dëmtimet, duke u detyruar të kryejë një operim në ligamentin e kryqëzuar në gju.
Edhe pse nuk është në formacionin bazë te Juve, Bianconerët nuk e kanë ndërmend ta lënë Demiral të largohet.
Juventus e ka blerë 22 vjeçarin nga Sassuolo për 18 milionë euro.