Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti italian Juventus ka hapur bisedimet për të nënshkruar me sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca këtë afat kalimtar të transferimeve në janar.
“Zonja e Vjetër” deri tani ka arritur të regjistrojë vetëm 27 gola në 19 ndeshje të Serie A këtë sezon, dhe raportohet se është në kërkim të një sulmuesi.
Spekulohet se trajneri Massimiliano Allegri e dëshiron me çdo kusht yllin e Sassuolos, dhe do të kërkojë me çdo kusht që një marrëveshje të arrihet në janar.
Krerët e Juventusit thuhet se janë duke ofruar vetëm 35 milionë euro për Scamaccan, ndërkaq Sassuolo është duke kërkuar afro 40 milionë euro.
Si pasojë e kësaj, gjigandi i Serie A është duke planifikuar që të nënshkruajë me Scamaccan në formë huazimi, me opsionin ose obligimin për ta blerë në fund të huazimit.