Dy gjigantët italianë janë duke insistuar që t’i sigurojnë shërbimet e shqiptarit që luan te Arsenali, Granit Xhaka.
Sipas “SportMediaset”, Juventusi dhe Roma janë klubet e interesuara për shërbimet e Xhakës dhe se mund të dërgojnë ofertat e tyre në janar.
Roma ka qenë e lidhur me transferimin e Xhakës edhe më herët, por që Arsenali kishte refuzuar largimin e lojtarit.
Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024, por në marrëveshje ekziston opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë.
Mesfushori nga Kosova është paraqitur në 17 ndeshje me Arsenalin deri më tani, teksa ka shënuar 4 gola dhe ka kontribuar me 3 asistime.