UBT News

Juventusi cakton çmimin, PSG gati të hidhet në sulm edhe për Ronaldon

Mediat spanjolle janë duke raportuar se Kylian Mbappé po kërkon një transferim në Real Madrid dhe se kjo do ta shtynte PSG-në të provonte transferimin e Cristiano Ronaldo dhe kështu ta formonte dyshen e famshme Ronaldo – Messi.

“El Chiringuito TV” jep lajmin e madh se një operacion i tillë edhe mund të konkretizohet brenda këtij afati kalimtar, përcjellë KosovaPress.

Sipas burimeve ku përfshihen edhe gazetari Josep Pedrerol, pastaj gazeta “Cadena SER” dhe El Transistor, Kylian Mbappe u ka kërkuar leje drejtuesve të PSG-së për t’u larguar drejt Real Madridit.

Ardhja e Messit nuk ishte e mjaftueshme për të bindur reprezentuesin francez se e ardhmja e tij duhet të jetë në Paris dhe ai nuk është i përgatitur të nënshkruajë një kontratë të re më “Los Blancos”.

Duke marrë parasysh se ai do të jetë një lojtar i lirë nga qershori i vitit 2022, opsioni i vetëm atëherë është që ai të shitet te Real Madridi për një shifër të madhe parash.

PSG pastaj mund të kthehet në planin A, i cili ishte situata para se Messi të lirohej nga Barcelona, domethënë duke kërkuar Cristiano Ronaldon.

Kontrata e tij me Juventusin është gjithashtu në sezonin e fundit dhe besohet se “Bianconerët” me kënaqësi do të shesin atë për 30 milionë euro.

Kjo mund t’ia bëjë të mundur PSG-së të formojë dyshen e ëndërruar Lionel Messi -Cristiani Ronaldos.

Exit mobile version