UBT News

Juventusi bën një hap prapa titullit në Serie A, barazon me Bolognan

Ka përfunduar ndeshja dramatike mes gjigantit italian Juventus dhe skuadrës së Bolognas, ku nuk është vendosur fituesi në stadiumin “Allianz”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, plus koha shtesë, Juventusi ka barazuar në shtëpi me Bolognan, ku rezultati qëndron 1:1.

Skuadra e Bolognas ishte ajo e cila e zhbllokoi rezultatin e para në këtë ndeshje, ku sulmuesi Marko Arnautovic shënon në minutën e 52’ për 1:0.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me këtë rezultat, sulmuesi Dusan Vlahovic arrin të bëhet heroi i Juventusit, ku barazon shifrat në 1:1 në minutën e 90’+4 shtesë për t’i siguruar një barazim skuadrës së tij.

Me pikët e reja, Juventusi zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 63 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Bolognas, që renditet në vendin e 13 në kuotën e 38 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes është 1:1. 

Exit mobile version