UBT News

Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Chelseat

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Chelseat Antonio Rudiger ka arritur marrëveshje që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me gjigandin italian Juventus.

Rudiger është pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe spekulohet se me sanksionet e fundit drejt Chelseat dhe Abramowich, ylli gjerman ka vendosur të largohet nga kampioni evropian.

Siç spekulohet, Rudiger ka pranuar marrëveshjen katër vjeçare të ofruar nga gjigandi italian, dhe në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Stamford Bridge” drejt Serie A.

Që prej transferimit të tij nga Roma te Chelsea, Rudiger ka arritur të bëjë 190 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 10 gola dhe shtatë asistime.

Exit mobile version