UBT News

Juventus triumfon ndaj Sassuolos

Juventus’ Arthur and Sassuolo’s Hamed Junir Traorè in action during the italian Serie A soccer match Juventus FC vs US Sassuolo Calcio at the Allianz Stadium in Turin, Italy, 10 january 2021 ANSA/ALESSANDRO DI MARCO

Juventusi është djersitur shumë për të siguruar tre pikë të reja në ballafaqim me Sassuolon.

Ndeshja e cila u luajt në shtëpinë e bardhezinjve u mbyll në shifrat 3-1 në të mirë të ekipit të Andrea Pirlos dhe ishte e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.

Mysafirët luajtën me një lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë pasi nga loja u përjashtua me karton të kuq mesfushori Obiang.

Danilo e kaloi “zonjën e vjetër” në epërsi me golin e tij në minutën e 50′, por vetëm tetë minuta më vonë shifrat i barazoi Defrel.

Vendasit e rikthyen avantazhin përmes Aaron Ramseyt në minutën e 82′ dhe pastaj Cristiano Ronaldoi vendosi për rezultatin final duke realizuar për 3-1.

Pas 17 xhirove Juventusi ka mbledhur 33 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.

Exit mobile version