Juventusi është duke synuar transferimin e disa emrave të mëdhenj për edicionin e ri.
Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e klubit të dëshpërohen shumë. Juventus sipas të gjitha gjasave do të mbetet edhe pa trofeun e kampionit, pasi Interi është shkëputur dhe duket se do ta thyej dominimin e tyre.
Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të mendojë për sezonin e ri, ku në plan ka transferimin e dy futbollistëve nga Lyon.
Memphis Depay ndodhet i pari në listë, me holandezin që do të largohet si lojtar i lirë nga klubi francez.
Zonja e Vjetër synon që ta bind sulmuesin holandez me një kontratë katër vjeçare dhe me një pagë prej shtatë milionë eurove në sezon.
Ndërkohë objektiv tjetër është edhe mesfushori Houssem Aouar që kërkohet prej dy vitesh nga kampioni në fuqi i Italisë.
Afrimi i Aouar duket më i vështirë, pasi torinezët do të duhet të bëjnë një ofertë mbi 50 milionë euro që të bindet Lyon të heqë dorë nga ylli i tyre.