UBT News

Juventus po monitoron nga afër gjendjen me Gomez

Juventus është duke e monitoruar nga afër situatën e Alejandro “Papu” Gomez, duke marrë parasyh se argjentinasi dëshiron të largohet nga Atalanta, raporton gazetari i njohur italian Gianluca DiMarzio.

Gomez nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën e Atalantas që nga 16 dhjetori i vitit të kaluar, dhe spekulimet vazhdojnë të rriten se ai dëshiron të largohet nga klubi, pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Gian Piero Gasperini.

“Zonja e Vjetër” si duket ka kontaktuar me agjentin e Gomez, dhe mund të bëjnë një lëvizje nëse vendosin ta shesin Federico Bernardeschin, i cili është duke u kërkuar nga skuadra gjermane Hertha Berlin.

Exit mobile version