UBT News

Juventus nuk është i interesuar për të nënshkruar me Ozil

Juventus nuk janë në bisedime për të nënshkruar me Ozil, raporton “Goal”.

Disa spekulime në Itali në fillim të kësaj jave janë përhapur, ku thuhet se agjentët e mesfushorit të Arsenal kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me gjigantët e Serie A, rreth një transferimi të mundshëm në vitin 2021.

Ozil do të largohet nga stadiumi “Emirates” në fund të edicionit 2020/21, por tani dihet se Juventus nuk do të jetë destinacioni i ardhshëm i 31 vjeçarit.   

Exit mobile version