Juventus nuk janë në bisedime për të nënshkruar me Ozil, raporton “Goal”.
Disa spekulime në Itali në fillim të kësaj jave janë përhapur, ku thuhet se agjentët e mesfushorit të Arsenal kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me gjigantët e Serie A, rreth një transferimi të mundshëm në vitin 2021.
Ozil do të largohet nga stadiumi “Emirates” në fund të edicionit 2020/21, por tani dihet se Juventus nuk do të jetë destinacioni i ardhshëm i 31 vjeçarit.