UBT News

Juventus në telashe lidhur me testin e gjuhës italiane të Luis Suarez

Klubi italian Juventus, i ka nxjerrë telashe vetës me punën e shumëpërfolur të një transferimi të mundshëm tek klubi italian Juventus, të lojtarit uruguajan, Luis Suarez.

Në atë kohë Suarez kishte shkuar në Torino dhe ishte futur në testin për gjuhën italiane, në mënyrë që të marrë shtetësinë italiane. E media të shumta spekuluan se klubi i Juventus kishte manipuluar duke i ndihmuar lojtarit uruguajanas që të kaloi testin e gjuhës.

Zyra e prokurorit të Perugias ka konfirmuar se Juventusi u aktivizua, madje edhe në nivelet më të larta institucionale, për të përshpejtuar njohjen e shtetësisë italiane të Luis Suarez dhe tashmë janë nën hetime rreth kësaj çështje.

Prokuroria e Perugias konfirmoi të premten pezullimin për tetë muaj nga ushtrimi i zyrave publike për Rektorin e Universitetit Giuliana Grego, drejtorin e Universitetit Simone Olivieri dhe profesorët Stefania Spina dhe Lorenzo Rocca ‘për veprën e zbulimit të sekretit profesional që synon të padrejtë fitimi dhe gënjeshtrat e shumta ideologjike në aktet publike.

“Doli që përmbajtja e testit t’i ishte komunikuar paraprakisht lojtarit, në mënyrë që të arrihej në një rezultat të paracaktuar dhe rezultatin e ekzaminimit për të përmbushur kërkesat që ishin bërë nga Juventusi, me qëllim të arritjes së një kthimi pozitiv të imazhit, si personal ashtu edhe për Universitetin”.

“Hetimet na kanë lejuar gjithashtu të kuptojmë se si, në ditët e para të shtatorit 2020, menaxhimi i klubit nga Torinos u aktivizua, madje edhe në nivelet më të larta institucionale, për të përshpejtuar njohjen e shtetësisë italiane të Suarez”, thuhet në deklaratën e Prokurorit.

Ndërkaq një nga avokatët e Juventusit, Maria Turco, ka thënë se nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje e as që ka pasur negociata me lojtarin, për të ekzistuar diçka e tillë./UBTNews

Exit mobile version