Juventus aktualisht gjendet në një situatë jo të mirë sa i përket rezultateve. Me torinasit që në tetë ndeshjet e fundit, kanë arritur të marrin vetëm një fitore, katër barazime dhe tri humbje, kështu kjo ecuri negative ka bërë që ata të zbresin në vendin e tretë.
Ndërkohë që ndeshja e fundit ndaj Genoas, përveç barazimit, lë shumë për të dëshiruar edhe për futbollin e ofruar ndërsa nuk munguan vërshëllimat nga publiku i Allianz Stadium.
Allegri me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit pavarësisht se ka edhe një vit kontratë.
Teksa të shtumtë janë emrat e përfolur si zëvendësues të Allegrit, si Antonio Conte dhe Thiago Motta.
Mirëpo së fundmi mediat italiane propozojnë dy emra të rinj. Bëhet fjalë për Vincenzo Italianon e Fiorentinës dhe Raffaelo Palladinon e Monzës.
Megjithatë, “Zonja e Vjetër” është e përqëndruar për të mbërritur objektivin sezonal që është rikthimi në Champions League dhe vetëm më pas do të mendohet për trajnerin e ardhshëm./UBTNews/