Juventinët kanë triumfuar ndaj Dynamo Kyiv me rezultat 3-0. Chiesa Ronaldo dhe Morata ishin lojtarët që shënuan për ekipin italian, me Ronaldon që shënoi golin e 750-të në karrierë.
Këtë takim ka gjykuar gjyqtarja Stephanie Frappart, e cila u bë gjyqtarja e parë femër që gjykon në një ndeshje të Champions League, duke e ndarë drejtësinë suksesshëm nga ky takim, duke i shpërndarë tre kartonë të verdhë, një për Juventus dhe dy për Dynamo Kyiv
Juventusi pas kësaj fitoreje renditet në vendin e dytë në tabelë me 12 pikë, tri më pak se Barcelona që gjendet në vendin e parë me 15 pikë./UBTNews