UBT News

Juventus dhe PSG fitojnë kupat e Italisë dhe Francës

Juventusi arriti të fitojë të mërkurën Kupën e Italisë duke mundur 2-1 Atalantën në finale.

Në një ndeshje që pa për herë të fundit në portë për bardhezinjtë Gianluigi Buffonin, autorët e golave ishin Kulusevski dhe Chiesa. Për Atalantan realizoi Malinovsky.

Për Juventusin ky ishte trofeu i parë i Kupës së Italisë pas tre vitesh, ndërsa për Buffon fakt interesant është se kupën e parë e ka fituar me Enrico Chiesan te Parma në vitin 1999, babain e Federico Chiesas.about:blank

Bardhezinjtë luftojnë nga ana tjetër për të siguruar një vend në Champions League. Ata janë një pikë pas Napolit dhe Milanit dhe në ndeshjen e fundit shpresojnë në një hap fals të tyre, të cilët luajnë përballë Atalantës.

Në Francë Kylian Mbappe ishte kryesori në triumfin për herë të 14-të të PSG-së në Kupën e Francës.

Talenti francez si fillim rrëmbeu një top dhe shërbeu argjentinasin Mauro Icardi në goli ne parë, ndërsa në golin e dytë Mbappe u shërbye nga Di Maria.

Për PSG ky ishte titulli i dytë i fituar nën drejtimin e Mauricio Pochettinos pas Super-Kupës “Trophee des Champions” në muajin janar.

PSG është vetëm një pikë larg kryesuesve të kampionatit Lille dhe në javën e fundit luan me shpresën se Lille do të bëjë ndonjë hap fals ndaj Angers.Popullor në KomunitetAdChoicesSponsored

Exit mobile version