Aventura e Sofyan Amrabat te Manchester United me shumë mundësi do të përfundojë verën e ardhshme.
Në përfundim të huazimit te “Djajtë e Kuq”, ku nuk arriti t’i bindte drejtuesit e klubit anglez, mesfushori do të rikthehet në Firence te klubi që ka në pronësi kartonin e tij.
Megjithatë sipas mediave italiane, bëhet e ditur se e ardhmja e marokenit do të jetë përsëri larg Fiorentinës, pasi për shërbimet e tij interes kanë shfaqur Juventus e Milan dhe me shumë gjasë një lëvizje e tillë pritet të ndodhë./UBTNews/