UBT News

Juventus bën hap fals, bie ndaj Udinese-s në “Allianz Stadium”

Juventus bën hap fals në garën për titullin e Serie A, teksa bie në “Allinaz Stadium” ndaj Udinese-s.

Takimi i vlefshëm për javën e 24-të u mbyll me rezultatin 0-1, ku rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’, me Giannetti-n që shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Pas kësaj përballjeje, torinasit renditen në vend të dytë me 53 pikë, shtatë më pak se Inter-i i vendit të parë, por me “zikaltërit” që numërojnë një ndeshje më pak.

Teksa Udinese nga ana tjetër ngjitet momentalisht në vend të 15-të në kuotën e 22 pikëve./UBTNews/

Exit mobile version