Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, ka botuar librin e tij më të ri “Udhëtimi në kohë”.
“Realiteti historik si fakt irevizibil, konceptet filozofike si metaforë artistike, paraqesin metamorfozën e personazhit Artan Rrashta në tri kohë: të djeshmen – mesjetare, të sotmën – fisnore dhe të nesërmen – lakuriqe, pa kujtesë, në formën e një sarkazme absurde, ku qenia e shpërlarë, gjuhën e mendimit e kthehen në sinkopë groteske” tha Jusuf Buxhovi.
Libri “Udhëtimi në Kohë” është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica”./ KultPlus.com