UBT News

Justin Timberlake refuzon të ndalojë së performuari këngën që flet për ndarjen nga Britney Spears

Justin Timberlake dikur deklaroi se nuk do të ndalojë kurrë së kënduari këngën e tij tejet të njohur, “Cry Me a River”.

Gjatë një performance në festën e ditëlindjes së Dave Chappelle në gusht të këtij viti, ai me sa duket iu përgjigj fansave të Britney Spears që i kërkonin të mos performonte më këngën e vitit 2002, që sipas shumë kritikëve flet për këngëtaren në fjalë.

“Ata më thanë të mos e këndoja më këtë këngë. Shkoni në djall”, u shpreh Justin para audiencës sipas disa pamjeve të postuara në platformën X.

Ai ishte në lidhje me Britney-n nga viti 1999 deri në vitin 2002, kur çifti u nda në mes të thashethemeve për tradhëti. Teksti i këngës në fjalë përshkruan gjithashtu tradhëtinë.

Në një intervistë të vitit 2003 me Rolling Stone, këngëtarja zbuloi se Justin e paralajmëroi atë se do të publikonte një video muzikore ku shfaqte një modele të ngjashme me Britney-n.

“Mendoj se isha në shok, të them të drejtën. Nuk dija çfarë të thoja, çfarë të bëja”, tha ajo në atë kohë. “Kjo ishte gjëja e fundit që mendoja se dikush mund të bënte. Unë isha vërtet e tronditur”.

Së fundi, në librin e saj “The Woman in Me” që do të publikohet së shpejti, 41-vjeçarja konfirmoi thashethemet e gjata se ajo e tradhtoi Justinin dhe rrëfeu se një herë e kishte puthur balerinin Wade Robson gjatë një nate jashtë. Ajo pretendoi se i kishte treguar Justinit për atë që kishte bërë dhe që sipas saj, ata e kishin tejkaluar atë.

“The Woman in Me” pritet të dalë më 24 tetor./UBTNews/

Exit mobile version