UBT News

Jurgen Klopp ndryshon mendim për teknologjinë VAR

Jurgen Klopp ka pranuar se mund të ketë ndërruar mendim lidhur me nevojën për VAR në futboll, pas një tjetër ndeshjeje të Liverpoolit me kundërthënie në Ligën e Kampionëve.

Redsat luajtën baras (1-1) kundër Midtjylland të mërkurën, ku kishte pasur intervenime të shumta nga dhoma e video-asistencës.

Gjatë ndeshjes pati vonesa të shumta dhe ndërhyrje në vendime që duket se e kanë mërzitur strategun gjerman.

“Thjesht, zgjati shumë. Nuk i kam parë xhirimet, nëse kanë pasur të drejtë apo e kanë pasur të vështirë të marrin vendim, por zgjati tri apo katër minuta, dhe në të ftohtë për djemtë, është shumë vështirë”.

“Kam qenë një prej njerëzve që kanë thënë: ‘Po, VAR-i është ide e mirë’, por të jem i sinqertë, tashmë nuk jam i sigurt nëse do ta thosha përsëri të njëjtën gjë. Tash e kemi dhe duhet të merremi me të”, ka thënë Klopp në një konferencë për shtyp.

Exit mobile version