Julian Alvarez pritet të largohet nga Manchester City gjatë këtij muaji. Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi argjentinas është afër një transferimi në Atletico Madrid, sipas informacionit nga “Gazeta Express”.
“Los Colchoneros” thuhet se kanë përmirësuar ofertën e tyre për Alvarez, dhe për të mund të bëhet gati një pako prej 75 milionë eurosh. Bisedimet për këtë transferim janë drejtuar nga shefat ekzekutivë të klubeve, Gil Marin dhe Ferran Soriano.
Nëse Alvarez kalon në ekipin e Diego Simeones, kjo mund të hapë mundësinë që sulmuesi i Atleticos, Samu Omorodión, të transferohet në Chelsea.
Kampioni i botës me Argjentinën ka shprehur pakënaqësi për minutazhin e tij në “Emirates Stadium” gjatë dy sezoneve të fundit dhe është në kërkim të një klubi ku mund të luajë më shpesh. Nga ana tjetër, trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se është i gatshëm të presë vendimin e lojtarit dhe ka insistuar se Alvarez ka pasur hapësirë të mjaftueshme te kampioni anglez./UBTNews/