Julia Roberts ka zbuluar së fundmi pse nuk ka luajtur në një film romantik në dy dekadat e fundit.
Aktorja fituese e Oskarit pranoi se lëvizja ishte një vendim i vetëdijshëm nga ana e saj, thjesht sepse nuk ka gjetur asgjë “mjaftueshëm të mirë”.
Gjatë një interviste me New York Times Magazine, Roberts tha se “njerëzit ndonjëherë e keqinterpretojnë sasinë e kohës që ka kaluar qëkur unë nuk kam bërë një film romantik si një dëshirë e imja për të mos interpretuar më në atë zhanër”.
“Nëse do të kisha lexuar diçka që do mendoja se ishte niveli i shkrimit “Notting Hill” ose “My Best Friend’s Wedding” do ta bëja”, shpjegoi ajo. ”Filma si ato aq të mirë nuk ekzistonin deri sa bëra (Ticket to Paradise) që Ol Parker shkroi dhe drejtoi”.
“Pra, nëse do të ishte një projekt filmik i mirë, do të merrja pjesë. Por kam pasur edhe tre fëmijë në 18 vitet e fundit. Kjo ngre edhe më shumë kriteret, sepse atëherë nuk është vetëm “A është ky material i mirë?” Është gjithashtu përshtatja e orareve dhe koha që dua të kaloj me fëmijët e mi. Nuk është vetëm, “Oh, unë mendoj se dua ta bëj këtë”.
Julia u bë e famshme në vitet ’90 dhe 2000 me rolet e saj në filmat: Pretty Woman, My Best Friend’s Wedding, Notting Hill, Ranaway Bride dhe America’s Sweethearts./Lapsi.al