UBT News

Julia Roberts dhe Danny Moder festojnë 19-vjetorin e martesës

Julia Roberts ndau një fotografi të rrallë me bashkëshortin e saj, Danny Moder, në 19-vjetorin e martesës.

Ata u martuan më 4 korrik 2002 në Taos, New Mexico, pasi u njohën në vitin 2001 në xhirimet e filmit “The Mexican”, në të cilin Moder ishte kameraman. Ata kanë binjakët Hazel dhe Phinnaeus, dhe djalin Henry.

Roberts publikoi një fotografi të tyre duke u përqafuar, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “19 vjet. Vetëm fillimi!”.

Julia Roberts ishte e martuar me këngëtarin dhe tekstshkruesin Lyle Lovett nga viti 1993-1995, kurse Moder ishte i martuar me Vera Seimberg deri në vitin 2002./UBTNews

Exit mobile version