UBT News

Julia Ormond dorëzon padi ndaj Harvey Weinstein

Aktorja Julia Ormond ka dorëzuar padi ndaj producentit Harvey Weinstein, nën pretendimet se ai seksualisht e sulmoi atë në vitin 1995 pas një darke në New York.

Ylli i “The Legends of the Fall” gjithashtu po kërkon dëmshpërblim nga Disney, Miramax dhe nga dhe ish-agjencia e talenteve që ajo thotë se nuk arriti ta mbronte nga abuzimi.

Padia u ngrit në New York sipas ligjit që mundëson që rastet e tilla të paraqiten jashtë statutit të kufizimeve.

Weinstein aktualisht po vuan dënimin me 23 vjet burg për përdhunim./UBTNews/

Exit mobile version