UBT News

JP Morgan Chase i jep fund partneritetit me reperin Kanye West

Gjiganti bankar amerikan, JP Morgan Chase po i jep fund partneritetit me reperin dhe stilistin Kanye West, i cili tani quhet Ye, dhe markën e tij, Yeezy. Lajmi u bë i ditur në Twitter.

Në fundjavë, llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram u pezulluan pasi ai postoi mesazhe antisemite.

BBC raporton se letra iu dërgua reperit para polemikave të fundit. Ajo iu dërgua atij më 20 shtator.

Banka i dha afat Westit deri më 21 nëntor për të transferuar biznesin e tij./UBTNews/

Exit mobile version