UBT News

Joshua pranon ballafaqimin me Furyn

Një tjetër luftë e madhe mund të zhvillohet brenda këtij viti në kuadër të peshave të rënda në boks.

Anthony Joshua mësohet se e ka pranuar ofertën për t’u ballafaquar me Tyson Furyn.

Të hënën, Fury e ftoi Joshuan për një përballje që do të zhvillohej para fundit të këtij viti. Joshua pranoi këtë ofertë përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke thënë se do të ishte i gatshëm të anulonte planet e tij për rikthim pas humbjeve ndaj Oleksandr Usyk nëse Fury është serioz.

Sipas mediumit anglez “talkSport”, kjo luftë mund të zhvillohet në muajin nëntor në Britaninë e Madhe.

Exit mobile version