Tyson Fury nëpërmjet rrjetit social Instagram duke bërë shaka me trajnerin e tij, e ka këshilluar Anthony Joshua se si duhet goditur kundërshtari i tij i radhës, Oleksandr Usyk.
Britaniku ka shkruar se ukrainasi nuk mundet t’i durojë këto lloj goditje.
Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të ndeshen për herë të dytë më 20-të gusht në stadiumin “King Abdullah Sport City” në qytetin e Jedah të Arabisë Saudite.
Në shtatorin e vitit të kaluar, ukrainasi kishte triumfuar ndaj britanikut në Londër, duke ia rrëmbyer tre tituj në pesha të rënda: WBA, IBF dhe WBO.
Ky duel është i mbështetur nga Fondi Publik i Investimeve në Arabi, duke i mundësuar fituesit shpërblimin prej 120 milionë eurove.