Anthony Joshua dhe Daniel Dubois mund të përballen për një revansh në muajin shkurt, si pjesë e një ngjarjeje “surprizë e madhe” në Arabinë Saudite.
Në shtator, Dubois e mposhti Jishuan me nokaut në raundin e pestë në stadiumin “Wembley”. Pas meçit, në të cilin Dubois ruajti titullin e IBF-së në peshën e rëndë, promotori i Joshuas, Eddie Hearn tha se “AJ” kishte një klauzolë për rimeç.
Joshua, 34 vjeç, pritet të aktivizojë këtë klauzolë dhe një revansh me Dubois, 25 vjeç, mund të vijë shumë shpejtë, përcjellë UBTNews.