UBT News

Josephine Baker do të prehet në “Pantheon” të Parisit

Josephine Baker, valltare franko-amerikane dhe aktiviste e të drejtave civile, do të prehet në “Pantheon, varri i famshëm i heronjve në Francë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e dha lajmin të hënën, teksa shkroi se “Baker ngriti lart moton e Republikës së Francës”.

Baker do të jetë gruaja e gjashtë që do t’u bashkohet rreth 80 heronjve kombëtarë.

Karrierën si valltare e filloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por popullariteti e çoi atë drejt Parisit. Atje Baker u bë një emër i zakonshëm, madje duke luajtur në disa filma të suksesshëm të publikuar në Evropë, sipas Muzeut Historik Kombëtar të Grave.

Në “Pantheon” prehen eshtrat e disa prej më të nderuarve të Francës, përfshirë Victor Hugo, Marie Curie dhe Jean-Jacques Rousseau./UBTNews

Exit mobile version