UBT News

Jorrel Hato në radarët e gjigantëve të Premier Ligës

Liverpool, Arsenal dhe Manchester United kanë shënjestruar mbrojtësin e talentuar të Ajaxit, Jorrel Hato, me synimin për ta nënshkruar me atë në merkaton e verës.

Sipas “Football Insider”, Liverpooli po monitoron nga afër 18-vjeçarin dhe mund të kërkojë të sigurojë nënshkrimin e tij.

Holandezi është i njohur për shkathtësinë e tij si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut. Kjo mund të jetë nga arsyet kryesore se pse Reds e shohin atë si një blerje cilësore afatgjatë.

Megjithatë Liverpooli nuk është e vetmja skuadër në garë, pasi për mbrojtësin e talentuar kanë shfaqur interes edhe Arsenali dhe Manchester United.

Në fund të fundit, fati i Jorrel Hato mbetet i pasigurt, por ai ka të ngjarë të tërhiqet nga perspektiva për t’iu bashkuar klubeve me emra të mëdhenj si Liverpool dhe Manchester United./UBTNews/

Exit mobile version