UBT News

Jordi Cruyff do të largohet nga Barcelona

Pas Mateu Alemanys, nga Barcelona do të largohet edhe një figurë tejet e njohur.

Bëhet fjalë për Jordi Cruyff, i cili sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano ka vendosur që të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni.

Cruyff nuk do të rinovojë kontratën e tij në fund të sezonit aktual, për shkak të dëshirës për të nisur një kapitull të ri profesional.

Ai i kumtoi lajmin sot në mëngjes presidentit të Barçës, Joan Laporta, në një mbledhje emocionale, në të cilën ai shpjegoi që pas dy vitesh në pozitën e tij, ai po largohet për tu përballur me sfida të reja.

Në anën tjetër, Barcelona tani është afër marrëveshjes me Decon që ky i fundit të jetë drejtori i ri sportiv i klubit. Bisedimet janë tejet të avancuara dhe Deco veçse ka pranuar 90% të detajeve të marrëveshjes. Ka mbetur vetëm të rregullohet situata me agjencinë e tij.

Exit mobile version