Këngëtarja, Jonida Maliqi dhe moderatori, Romeo Veshaj para disa muajve i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Madje, Romeo ka filluar një marrëdhënie me Aleksian Peleshin.
Këngëtarja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’, dhe ka sqaruar për herë të fundit ndarjen nga Romeo.
Ajo ka thënë se i është dashur të bllokoj njerëzit në rrjetin social “Instagram”, pasi gjatë gjithë kohës e pyesnin për këtë gjë.
“Më është dashur të bllokoj njerëz në ‘Instagram’ që më pyesnin për këtë gjë pasi lexonin vetëm titujt. E kam thënë dhe po e them serish ne kishim 4 muaj të ndarë dhe jemi ndarë si miq. Vazhdojmë të kemi ende komunikim herë pas here me njëri-tjetrin”, tha Jonida.