UBT News

Jonah Hill u kërkon fansave të mos komentojnë mbi trupin e tij

Aktori i nominuar për Oscar, Jonah Hill, dëshiron që bota të dijë se trupi i tij nuk është një temë e përshtatshme për të folur, transmeton UBT News.

Ylli 37-vjeçar, i njohur për shfaqjet e tij komike në filma duke përfshirë “Wolf of Wall Street”, “21 Jump Street” dhe “Superbad”, shkroi në Instagram se ndihet mirë kur lexon komente rreth trupit të tij.

“E di që e keni për të mirë, por me mirësi të kërkoj që të mos komentoni mbi trupin tim”, u shkroi aktori 3 milion ndjekësve të tij. “Mirë apo keq, dua t’ju them me mirësjellje se nuk është e dobishme dhe nuk ndihem mirë. Shumë respekt”.

Lutja publike e aktorit vjen disa muaj pasi ai foli për vështirësitë e tij me imazhin e trupit, duke zbuluar se ai më në fund po mësonte t’a pranojë veten, ani pse në mesin e të 30-ve, përcjell UBT News.

Në shkurt, ai ndau një imazh të tij të cilin e kishte publikuar Daily Mail, ku shihej duke ndryshuar veshjen e tij pas sërfit në Malibu të Kalifornisë.

“Unë nuk mendoj se e kam hequr ndonjëherë këmishën në një pishinë derisa isha në mesin e të 30-tave edhe para familjes dhe miqve”, shkroi ai në atë kohë.

“Ndoshta do të kishte ndodhur më herët nëse pasiguritë e mia të fëmijërisë nuk do të përkeqësoheshin nga vitet e talljes publike ndaj trupit tim nga media dhe intervistuesit”.

Duke shtuar se, ai më në fund ka filluar ta pranojë vetën./UBTNews/

Exit mobile version