UBT News

Jonah Hill i turpëruar nga Kanye West

Jonah Hill dikur ishte një fans i madh i Kanye West dhe muzikës së tij. Aq shumë, saqë ai vendosi të fluturonte për në Wyoming në vitin 2018 vetëm për të marrë një pamje paraprake të albumit të reperit. Por gjithçka ka ndryshuar dhe Hill tani thuhet se është në siklet nga West.

Në fund të marsit, Ye postoi një poster të filmit 21 Jump Street (me protagonist Hill), me titullin “Askush nuk duhet të zemërohet kundër një ose dy individëve dhe ta shndërrojë atë në urrejtje ndaj miliona njerëzve të pafajshëm. Asnjë i krishterë nuk mund të etiketohet antisemit, duke ditur se Jezusi është hebre”. Më pas ai përfundoi homazhet e tij të rastësishme për aktorin me: “Faleminderit, Jonah Hill. Të dua”.

Sipas RadarOnline, një burim i brendshëm ka zbuluar ndjenjat e Hill për situatën.

“Gjëja e fundit që ai dëshiron është të tërhiqet në dramën e Kanye”. Burimi shpjegoi se aktori i Superbad në fakt është i “turpëruar” nga West dhe nuk ka asnjë motiv për të përmirësuar raportet me të. “Nëse Kanye shpresonte për një lloj samiti paqeje, ai duhet të mendojë përsëri. Për të qenë i sinqertë, Jonah është i turpëruar nga kjo”, përfundoi burimi./Lapsi.al

Exit mobile version