UBT News

Jolie përmes librit të saj të ri u bën thirrje fëmijëve të luftojnë për të drejtat e tyre

Aktorja Angelina Jolie avokon për të drejtat e fëmijëve në të gjithë botën – dhe përmes librit të saj të ri aktorja dëshiron t’i ndihmojë ata që të luftojnë për të drejtat e tyre.

Të enjten aktorja zbuloi se libri i saj “Know Your Right and Claim Them: A Guide for Youth” u shkrua në bashkëpunim me Amnesty International dhe avokaten e të drejtave të njeriut, Geraldine Van Bueren.

“Shumë fëmijë janë në rrezik në të gjithë botën dhe ne thjesht nuk po bëjmë mjaftueshëm”, deklaroi mes tjerash Jolie.

Jolie shërben si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ajo tha se është tronditur kur mësoi se sa fëmijëve nuk u janë dhënë të drejtat që u ishin premtuar.

Libri përshkruan të drejtat që u ishin premtuar fëmijëve në Konventën e OKB-së, nxjerr në pah punën e aktivistëve të rinj si Greta Thunberg dhe Malala Yousafzai dhe i këshillon lexuesit se si të qëndrojnë në këmbë për veten e tyre./UBTNews

Exit mobile version