Aktori Johnny Depp ka thënë në seancën gjyqësore për shpifje ndaj ish-gruas së tij, Amber Heard, se asnjëherë nuk e ka goditur ndonjë femër.
Padia erdhi pas një opinioni që Heard e shkroi për Washington Post ku ajo e përshkroi veten si viktimë të dhunës fizike. Ndërsa ai i mohoi akuzat.
Seanca gjyqësore që po zhvillohet në Virginia, tani është në javën e dytë. Ekipi i Heard e portretizoi Depp-in si partner abuzues i prirur ndaj abuzimit me drogë dhe alkool. Depp para gjyqtarëve të martën tha se e vërteta ka rëndësi tani për tani.
“Unë kurrë nuk e godita zonjën Heard në atë mënyrë, as nuk kam goditur ndonjë grua në jetën time”, deklaroi ai, duke shtuar se “akuzat e saj disi përshkuan industrinë”./UBTNews/