UBT News

Johnny Depp shkon në Francë për të xhiruar filmin e parë që nga gjyqi me Amber Heard

Johnny Depp po rikthehet në ekranin për herë të parë që nga përballja me Amber Heard.

Beteja ligjore e Johnny Depp dhe Amber Heard ka zgjatur me vite, por gjërat vërtet u “nxehën” kur ata dëshmuan kundër njëri-tjetrit së fundi në gjyq. Me kamera në sallën e gjyqit, fansat shpërndanë çdo detaj dhe bënë video në TikTok dhe meme të panumërta për dëshmitë. Ai përfundimisht ishte fituesi dhe ka kaluar kohën e tij në turne si muzikant.

Megjithatë, kulmin e karrierës Depp e ka arritur si aktor, e së fundi ai ka shkuar në Francë për të vazhduar punën në profesionin e tij.

Para dhe gjatë gjyqit të tyre, Johnny Depp dhe Amber Heard bënë akuza të ndryshme për abuzim kundër tjetrit. Dhe karriera e të dy aktorëve me sa duket ka vuajtur si rezultat, ku Depp ishte pushuar nga roli i tij si Grindelwald në Fantastic Beasts. Por gjërat duket se janë duke u përmirësuar për aktorin e “Pirates of the Caribbean”, pasi ai u pa nga TMZ duke udhëtuar për në Francë për filmin e tij të ardhshëm të madh./UBTNews/

Exit mobile version