Johnny Depp po paralajmëron fansat për mashtruesit që pretendojnë se janë ai në rrjetet sociale.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” shkroi, “Jam vënë në dijeni se ka llogari të rreme që pretendojnë të jenë unë ose njerëz duke punuar me mua.
Unë nuk kam asnjë llogari private apo anësore në asnjë platformë. Këto janë të vetmet faqe të drejtuara nga unë dhe ekipi im ku ne ndajmë përditësime dhe komunikojmë”, shtoi ai, duke renditur llogaritë e tij zyrtare në disa platforma.
“Unë kërkoj që të jeni të kujdesshëm pasi duket se këto llogari të rreme mund të jenë të pamëshirshme. Ekipi im po punon për të luftuar problemin. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që më bëtë të vetëdijshëm për këtë çështje! Dashuri dhe respekt, JD X”.
Prej kur fitoi çështjen e shpifjes kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, Depp ka qenë në një turne jashtë shtetit me muzikantin Jeff Beck./UBTNews/