Aktori Johnny Depp është në lidhje dashurie me avokaten e tij, Joelle Rich. Pavarësisht se nuk kishte ndonjë rol zyrtar në procesin gjyqësor të yllit të filmit për shpifje kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard në fillim të këtij viti, ajo shihej çdo ditë në Gjykatën e Qarkut Fairfax në Virginia gjatë procesit të tij gjyqësor.
Sipas burimeve të Page Six, avokatja me bazë në Londër, është ende në proces shkurorëzimi.
Megjithëse zogjtë e dashurisë kishin një raport profesional në gjykatë, një burim i tha Us Weekly se ajo qëndroi pranë tij për ta mbështetur atë.
Ylli i “Pirates of the Caribbean”, i cili më parë ishte i martuar me aktoren e “Aquaman”, Amber Heard, humbi rastin e shpifjes kundër tabloidit britanik, por triumfoi ndaj ish-gruas së tij, Amber Heard. Kjo e fundit e akuzoi atë për dhunë në familje./UBTNews/