Jeta duket e bukur për Johnny Depp këto ditë. 60-vjeçari do të shkëlqejë në reklamën e parfumit të ri të markës Dior, Sauvage.
Në reklamë, dëgjohet Depp duke thënë: “Diell ndriçues lart në qiellin blu të ozonit. Një gjurmë ere e ftohtë trazon një tokë prej druri dhe guri të thatë. Kjo është thirrja e Sauvage Eau”.
Dior postoi një foto të Depp në Instagram me një mbishkrim: “I guximshëm dhe i fuqishëm, në thelb, e vërteta e tij, @JohnnyDepp mishëron shpirtin e Sauvage”.
Sipas Variety, Depp nënshkroi një marrëveshje trivjeçare me Dior “për më shumë se 20 milionë dollarë”./UBTNews/