UBT News

Johnny Depp: Askush nuk është i sigurt tani nga “Cancel culture”

Pasi mori vëmendje në një festival prestigjioz të filmit spanjoll për të marrë një çmim të lartë të karrierës, aktori i njohur Johnny Depp pati disa fjalë edhe për “Cancel-Culture”*, transmeton UBT News.

Depp po u përgjigjej pyetjeve nga gazetarët në lidhje me humbjen e roleve të reja në Hollywood që prej kohës kur ish-gruaja e tij, Amber Heard, e akuzoi për dhunë në familje.

“Është një situatë shumë komplekse kjo ‘cancel culture’ ose ky nxitim i menjëhershëm për të gjykuar bazuar në atë që tubohet në ajrin e ndotur” u përgjigj Depp.

“Ka dal nga dora aq shumë sa që mund t’ju siguroj, askush nuk është i sigurt. Asnjë nga ju përderisa dikush është i gatshëm të thotë një gjë”.

Kineastët dhe grupet e tjera kishin kritikuar vendimin e organizatorit për të dalluar Depp me Çmimin Donostia, nderimi më i lartë i festivalit, duke thënë se kjo njollos imazhin e ngjarjes dhe u jep mesazhe të gabuara viktimave të dhunës gjinore.

“Duhet vetë një fjali, atëherë nuk ka rëndësi, tepihu [i kuq] tërhiqet”, tha Depp pa e përmendur Heard ose rastet e shpifjes, përcjell UBT News.

“Nuk më ka ndodhur vetëm mua. Shumë njerëzve u ka ndodhur: gra, burra, fëmijë kanë vuajtur nga lloje të ndryshme të shqetësimeve të pakëndshme që për fat të keq në një moment të caktuar ata fillojnë të mendojnë se është normale, nuk është”, tha ai.

Aktori foli gjithashtu se si pandemia e koronavirusit ka sjellë më shumë njerëz të shikojnë filma në ekranet e shtëpive sesa të shkojnë në kinema, të cilat u mbyllën gjatë bllokimeve.

“Shumica e botës tha: ‘Epo, kjo nuk është e keqe. Ne mund të ulemi dhe ta shikojmë këtë [film] në shtëpi. Ne mund të gatuajmë disa kokoshka, në krahasim me dikur idenë e një djali që bën 700 dollarë në javë dhe dëshiron të marrë gruan dhe fëmijët e tij për darkë për të shikuar një film në fundjavë, që kushton 200 dollarë”.

I pyetur për pikëpamjet e tij për shëndetin e industrisë, veçanërisht në SHBA, ai tha se “Hollywood-i sigurisht nuk është ai që ishte dikur”./UBTNews

Shënim:
*’Cancel Culture’ është një formë moderne e ostracizmit në të cilën dikush dëbohet nga qarqet shoqërore ose profesionale, qoftë në internet, në mediat sociale, ose personalisht. Ata që i nënshtrohen kësaj, thuhet se janë “anuluar”.

Exit mobile version